75 Mall Live Search
16:33 / E Mërkurë, 15 Prill 2020 / indeksADMonline

​Ferizaj vazhdon dezinfektimin e objekteve të institucioneve publike e shëndetësore

Në vazhdën e dezinfektimit të institucioneve publike e shëndetësore, sot janë dezinfektuar hapësirat e punës së Qendrës Rajonale për rajonin e Ferizajt të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik

Ferizaj është komuna e dytë në vend për nga numri i personave të prekurve me koronavirus, përkatësisht 57, prej tyre një i vdekur.

Në nivel vendi janë konfirmuar 387 raste me koronavirus, prej tyre 66 të shëruar dhe 9 të vdekur.