75 Mall Live Search
21:09 / E Mërkurë, 16 Shkurt 2022 / AR

​Fillojnë dy ndeshjet e Ligës së Kampionëve, vëmendja në “Giuseppe Meazaa”

Kanë filluar tashmë dy sfidat e kësaj mbrëmje në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Vëmendja kryesore do të jetë në stadiumin “Giuseppe Meazza” aty ku po zhvillohet dueli i parë ndërmjet Interit dhe Liverpoolit, e vlefshme për kalim në 1/8-tën e finales.

Të dy skuadrat janë duke kaluar nëpër një formë të mirë të rezultateve, derisa trajnerët e të dy klubeve kanë vlerësuar lartë skuadrat rivale.

Sfida tjetër është ajo ndërmjet skuadrës austriake Salsburg dhe gjigantëve gjerman Bayern Munih.

Të dy sfidat kanë startuar nga ora 21:00.