75 Mall Live Search
21:01 / E Mërkurë, 13 Prill 2022 / AR

​Fillojnë ndeshjet e Championsit, City e Liverpooli të favorizuar pas ndeshjeve të para

Kanë startuar tashmë dy ndeshje e kësaj mbrëmje në kuadër të Ligës së Kampionëve nga ku do të dalin edhe dy skuadrat tjera gjysmëfinaliste të kësaj gare.

Manchester City ballafaqohet me Atletico Madridin në Spanjë dhe kanë avantazhin prej një goli nga ndeshja e parë, transmeton KosovaPress.

Liverpooli e pret nga ana tjetër skuadrën e Benfikës me epërsi prej dy golash pas fitores me rezultat 3-1 javën e kaluar.

Të dy ndeshjet kanë filluar nga ora 21:00.

Ndërsa dy skuadrat e para gjysmefinaliste janë Villarreali dhe Real Madridi.