75 Mall Live Search
20:17 / E Premte, 15 Prill 2022 / MSH

​Fitore e lehtë për Pejën

Peja ka shënuar fitore të lehtë dhe të pritur ndaj Dritës me rezultat 140:49 (35:17, 30:13, 38:10, 37:9), në xhiron e 27-të të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll.

Sipas njoftimit të federatës, vendasit e nisën për mrekulli, ashtu siç është pritur duke dominuar në mbrojtje dhe në sulm, ndërsa çerekun e parë e fituan 35:17. Pejanët nuk u ndalën as në periudhën e dytë, duke thelluar edhe më shumë epërsinë, ndërsa gjilanasit assesi tu bënin ballë, duke shkuar në pushim me shifrat 65:30.

“Verdhezinjtë nuk u ndalën as në pjesën e dytë, duke ngritur epërsinë minutë pas minute, si dhe vazhduan duke shënuar mbi 30 pikë për një çerek. Periodën e tretë e fituan me shifrat 38:10, kurse atë të fundit 37:9, duke triumfuar me rezultat të thellë 140:49. Te Peja u dalluan Stephen Maxëell me 37 pikë e 13 kërcime, Caldin Godfrey me 23 pikë, 13 kërcime dhe tetë asistime dhe Daniel Lekndreaj me 22 pikë e 13 kërcime, kurse te Drita u dallua Nart Llapashtica me 18 pikë. Peja ka 18 fitore e nëntë humbje, kurse Drita 27 humbje, në po aq takime”, thuhet në njoftim.