75 Mall Live Search
22:30 / E Diele, 29 Maj 2022 / AR

​Fituesit e Evrovizionit shesin trofeun, blejnë drone për ushtrinë

Grupi Kalush Orchestra e shiti trofeun që e fitoi si përfaqësuese e Ukrainës në Evrovizionin e këtij viti, në një ankand bamirësie për 900 mijë dollarë.

Paratë do të përdoren për të blerë tre dronë për Forcat e Armatosura të Ukrainës.

“Miq, jeni të mrekullueshëm! I jemi mirënjohës secilit prej jush që dhuroi fonde për këtë ankand, dhe veçanërisht ekipit të Whitebit që bleu trofeun për 900.000 dollarë dhe që tani e tutje janë bërë pronar i tij. Lavdi Ukrainës! Lavdi Forcave të Armatosura të Ukrainës”, thuhet në profilin e këtij grupi në Facebook.