14:37 / E Shtunë, 18 Gusht 2018 / indeksADMonline

​Flamurin e Kosovës e vendosi në majën e Rusisë, cili është synimi i radhës i Arineta Mulës?

Është e para që ka shpalosur flamurin e Republikës së Kosovës në majën më të lartë në Rusi, në Elbrus, më 5 gusht të këtij viti, që është edhe maja më e lartë në Evropë. Ndër të paktat vajza që merren me alpinizëm nga Kosova, flamurin synon ta vendos në shtatë majat më të larta në botë.

Arineta Mula, vajza nga Peja, ka vendosur të ngjitet në secilin kontinent në botë. Jo thjeshtë ngjitje, synon majat më të larta. Shtatë që janë gjithsejtë, synon t’i shkel si alpinistja e parë nga Kosova. Për këtë, Mula ka nisur iniciativën tashmë me përmasa botërore në alpinizëm, “SevenSummits”.

Në një intervistë për KosovaPress, Mula tregon planet e saj dhe tregon se çfarë do të thotë të jesh alpiniste në Kosovë. Derisa ka thënë se Elbrus mbetet përvoja më e mirë që ka pasur deri më tani.Mula shpjegon përse zgjodhi majën e Rusisë, madje këtë e bëri ka udhërrëfyes/giude.

Mula kishte filluar me ecje tek në fund të vitit 2013, ku për një vit ka ecur nëpër malet brenda Kosovës. Dy vite më vonë, ekspedita e saj e parë ishte në vitin 2015, ajo ngjiti në Monte Blanc.

Vitin e kaluar, Arineta Mula dhe Nazmi Hasanramaj si pjesë e ekipit nga Klubi Alpin Prishtina, kishin ngjitur Everestin.

Në të njëjtën kohë në ekspeditë kishte shkuar edhe Flutura Ibrahimi por me ekip tjetër. Ka pasur mjaft polemikanë opinion se cili ekip kishte mbërritur i pari në Everest, për çka përgjigjen e ka dhënë Mula për KosovaPress, për herë të parë.

Përveç Monte Blanc, Everest dhe Elbrus, Mulaka ngjitur tashmë edhe Triglaven në Slloveni si dhe Musalan në Bullgari, po ashtu majën më e lartë në Afrikë – Kilimanjaron.

Një arritje të cilën e veçon ndërkaq është ngjitja e Matterhorn, që është një prej ngjitjeve më teknike në Zvicër e që ajo e konsideron si vulë të suksesit ngase kishte arritur atje për tetë ditën, majën që mendohet të ngjitet për katër javë.

Mula, e cila përherë ngjet edhe flamurin e Kosovës edhe atë të Shqipërisë në malet që ngjet, i ka treguar KosovaPress edhe cilin prej tyre e ngjet më me qejf në malet që ngjet ajo.

Këtë vit Mula do të fillojë punën edhe me si guidë ose udhërrëfyese nëpër shtegun që quhet ‘Peaksof the Balkans’ apo Majat e Ballkanit për kompaninë e njohur të bjeshkëtarisë “BalkanNaturalAdventure”.

Aktualisht është në njërën nga to, me një grup anglezë ku do qëndrojnë 10 ditë.

Temat: