75 Mall Live Search
17:03 / E Hënë, 10 Shkurt 2020 / indeksADMonline

​Forcat siriane granatojnë Idlib, pesë ushtarë turq të vrarë

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë njofton sot se pesë ushtarë turq janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur si rezultat i granatimit të Idlib nga forcat e qeverisë siriane.

Ministria tha se artileria turke u përgjigj menjëherë duke shkatërruar caqet, raporton AP.

Sulmi erdhi në një kohë kur delegacioni rus mbërriti në kryeqytetin turk, Ankara, për një raund të dytë bisedimesh për rritjen e tensioneve në Idlib, fortesa e fundit e rebelëve në Sirinë fqinje.

Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut, me qendër në Londër, tha se gjashtë ushtarë turq u vranë dhe shtatë u plagosën kur forcat qeveritare bombarduan sot bazën e Forcave Ajrore Taftanaz në Idlib.

Ata pretendojnë se katër rebelë sirianë u vranë në sulme.

Gjatë javës së kaluar, tetë pjesëtarë të personelit ushtarak dhe civil turk dhe 13 ushtarë sirianë janë vrarë në nj ë shkëmbim zjarri në Idlib.