FSSHK kërkon aprovimin e Ligjit mbi pagat
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka kërkuar nga deputetët, Qeveria dhe akterët tjerë institucional të Republikës se Kosovës që Ligji mbi pagat të aprovohet nga ligjvënësit e Parlamentit të Kosovës.
“Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës e ka ruajtur paqen sociale dhe ka dialoguar deri në këto momente, andaj të nderuar qytetar dhe kuvendar ky është apeli i fundit, nëse ligji për pagat nesër nuk kalon Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës mbyll dialogun social me të gjithë duke përfshirë pozitë dhe opozitë dhe si i tillë reagimi do të jetë jashtë normave të Ligjit mbi Greva.
Edhe një herë duke pasur parasysh gjendjen e rëndë të Republikës së Kosovës ne po ju lutemi që të kaloni Ligjin mbi pagat në të kundërtën FSSHK-së do të ftojë të gjithë punëtorët shëndetësorë duke përfshirë edhe Emergjencën që të bojkotojnë punën.
Të gjitha pasojat për vdekje apo komplikimet tjera në shëndetësi do ti bartin anëtarët e Parlamentit të Republikës së Kosovës pa dallim pozitë dhe opozitë .
Ligji duhet të kalojë ashtu siç keni premtuar të gjithë Partitë Politike të Kosovës”, thuhet në njoftimin e FSSHK-së./