07:13 / E Mërkurë, 14 Tetor 2020 / indeksADMonline

​G20 dakordohet të vazhdojë ngrirjen e borxhit për vendet e varfra

Ekonomitë e mëdha të G20 do të bien dakord të zgjasin ngrirjen e borxheve për vendet e varfra për të paktën gjashtë muaj pas fundit të vitit 2020 dhe të miratojnë një qasje të përbashkët për veprimet afatgjata, sipas një draft-deklarate në të cilën agjencia Reuters kishte qasje.

Në draft, ministrat e financave dhe guvernatorët e bankave qendrore nga G20 thuhet se do të kryenin një auditim në prill nëse është e nevojshme të zgjasin më tej ngrirjen e huamarrjes në gjashtë muaj, për shkak të pandemisë me koronavirus.