75 Mall Live Search
23:03 / E Diele, 19 Tetor 2025 / F.R

​Gara për Çairin, Bujar Osmani uron Izet Mexhitin

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim AKI Bujar Osmani ka uruar për fitore Izet Mexhitin nga VLEN në garën për kryetar të Çairit.

“Urime kundërkandidatit tim dhe të gjithë koalicionit që qëndroi pas tij, ata janë fituesit e zgjedhjeve në Çair dhe u uroj sukses në drejtimin e komunës gjatë katër viteve të ardhshme”, shkruan Osmani në një postim në Facebook, raporton KosovaPress.

Ai tha se ishte një ditë zgjedhore e suksesshme, ku fjalën e fundit e patën qytetarët, teksa shtoi se për hapat e ardhshëm politik do të bëhet e ditur ditëve në vijim.

Rezultatet aktuale në Çair tregojnë Izet Mexhitin me 50.54 për qind ose 6.796 vota. Bujar Osmani nga AKI-ja renditet me 39.10 për qind ose 5.258 vota, pas numërimit të 40 nga gjithsej 86 vendvotime. Dalja e votuesve në këtë komunë ishte 51.47 për qind sipas të dhënave zyrtare të KSHZ-së nga ora 18:30.