75 Mall Live Search
11:51 / E Hënë, 21 Korrik 2025 / k.v

​Gashi: Pozita e kryetarit të kuvendit për Limajn është problematike

Pozita e kryetarit të kuvendit për kryetarin e Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limajn është problematike, pasi ai ndodhet në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, deklaroi deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi.

Ai, duke hyrë në objektin e kuvendit, në tentimin e 50-të për konstituimin e legjislaturës së nëntë, tha se LDK-ja nuk do të votojë për asnjë kandidat jashtë partisë së tyre për postin e kryekuvendarit.

“Është situatë e komplikuar për zotëri Limajn për postin e kryetarit të kuvendit. Gjithsesi, akoma nuk është diskutuar në parti për një qëndrim të përgjithshëm. Megjithatë, qëndrimi i përgjithshëm është se nuk votohet asnjë kandidat jashtë LDK-së. Është e komplikuar, pasi nuk dua të merrem me problemet që ai ka – që është në listën e zezë – dhe kjo e bën më problematike për një pozicion kyç si kryetar i kuvendit. Për pozitat e tjera është normale, pasi ka fituar zgjedhjet dhe ka të drejtë të jetë deputet”, tha Gashi.