14:02 / E Premte, 29 Maj 2020 / indeksADMonline

​Gashi: Vjosa Osmani është juriste e përgjegjshme, i respekton vendimet e gjykatave

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi tha se thirrja e seancës për votimin r qeverisë së re do të bëhet pas shpalljes së aktvendimit të plotë nga Gjykata Kushtetuese.

Marrëveshjen me Listën Serbe, Gashi tha se do të bëjë publike kryeministri në ardhje, Avdullah Hoti.

Gashi po ashtu tha se janë konsultuar me nënkryetaren e LDK-së, Vjosa Osmani dhe ajo i respekton vendimet e gjykatave.

Ndërsa i pyetur se a do të vazhdojë Osmani të jetë kryetare e Kuvendit të Kosovës, Gashi nuk ka komentuar.

“Po kemi diskutuar zonja Osmani është kryetare e Kuvendit të Kosovës dhe juriste e përgjegjshme dhe një figurë e rëndësishme politike në Kosovë dhe i respekton vendimet e Gjykatave… nuk është pyetje për mua nuk kam çka me komentua këtë çështje“, tha ai.