75 Mall Live Search
11:45 / E Enjte, 18 Qershor 2020 / indeksADMonline

​Gjenden mjete shpërthyese në Prishtinë dhe Podujevë

Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës për një mjet shpërthyes në Podujevë.

Në vendin e ngjarjes njësiti policor ka bërë sigurimin e mjetit, ndërsa njësitet e KFOR-it dhe FSK-së në mënyrë të sigurt e kanë bërë tërheqjen e tij.

Rasti ka ndodhur dje në orën 10.26, njofton sot Policia e Kosovës.

Po dje, në orën 18.48, është raportuar për gjetjen e një mjeti shpërthyes në Prishtinë.

Në vendin e ngjarjes njësiti policor ka bërë sigurimin e mjetit, ndërsa njësitë e EOD-së, KFOR-it dhe FSK-së në mënyrë të sigurt në vendin e ngjarjes e kanë bërë shpërthimin e mjetit.