75 Mall Live Search
18:21 / E Martë, 18 Janar 2022 / k.v

​Gjermania ndihmon kompanitë për kostot e dekarbonizimit të prodhimit

Gjermania synon të ndihmojë kompanitë që janë prekur shumë nga rritja e kostove të energjisë dhe të mbulojë rritjen e kostove të tyre për shkak të dekarbonizimit të prodhimit, tha sot ministri i Ekonomisë dhe Mbrojtjes së Klimës, Robert Habeck.

Ndihma do të përfshijë mbulimin e kostove më të larta të kompanive që përpiqen të shmangin emetimet e karbonit, tha Habeck, duke shtuar se ndërtimi i zinxhirëve të furnizimit të dekarbonizimit është e vetmja mundësi për Gjermaninë për të mbajtur gjallë sektorët kryesorë ekonomikë.

“Përkrahja e shtetit nuk duhet të mungojë, por nuk duam, natyrisht, të jemi të tepruar. Por kompanitë që duan të bëjnë tranzicionin e gjelbër duhet të mbështeten dhe të kompensohen për çmimet që nuk mund të ‘kalojnë’ tregun”, tha Habeck.

Pritet që mbulimi i rritjes së kostove të kompanisë për shkak të dekarbonizimit të prodhimit t’i kushtojë shtetit rreth 500 miliardë euro. Kur prodhuesit, për shembull, të çimentos, çelikut dhe kimikateve të bëhen përsëri konkurrues, ata do t’i kthejnë një pjesë të mbështetjes shtetit.

“Në një fazë të caktuar do të arrihet pika e thyerjes sepse do të rriten çmimet e dyoksidit të karbonit dhe vëllimi i tregtisë me lejet e shkarkimeve, kështu që prodhimi do të bëhet më i lirë”, shpjegoi Habeck.