75 Mall Live Search
23:27 / E Diele, 23 Gusht 2020 / indeksADMonline

​Gjilani me 10 raste të reja COVID-19, por pa asnjë mostër në pritje

Komuna e Gjilanit në 24 orët e fundit ka regjistruar dhjetë raste të reja me koronavirus dhe po aq të shëruar.

Kryetari Lutfi Haziri ka bërë të ditur se lajmi i mirë është se nuk kanë asnjë mostër në pritje.

“I kemi 10 raste të reja pozitive me COVID-19, por 10 të shëruar. Lajmi i mirë është që nuk kemi mostra në pritje për testim në Gjilan. Kujdesuni e mos u bëni për kujdes intensiv apo shtëpiak. Virusi të merr me vete”, ka shkruar ai në Facebook.