75 Mall Live Search
14:13 / E Diele, 30 Tetor 2022 / MSH

​Gjueti ilegale në zonë të KEK-ut, arrestohen katër persona

Policia e Kosovës njofton se ka marrë informacion se disa persona të armatosur janë futur në zonën e KEK-ut.

Me këtë rast, njësitet policore nga stacioni Obiliq menjëherë i janë përgjigjur rastit dhe në një kohë shumë të shkurtër janë lokalizuar dhe arrestuar katër persona të dyshuar.

Policia njofton se ka sekuestruar edhe katër armë të gjata dhe 89 fishekë të kalibrit 12mm.

“Personat e dyshuar kanë zhvilluar gjueti ilegale (që është e ndaluar) në zonë të KEK-ut” thuhet në njoftimin e policisë.