75 Mall Live Search
08:07 / E Martë, 06 Shtator 2022 / A. M.

​Gjykata ruse dënon ish-gazetarin me 22 vjet burgim për tradhti kombëtare

Një gjykatë në Rusi e ka dënuar me 22 vjet burgim ish-gazetarin Ivan Safronov për tradhti kombëtare.

Safronov, një korrespodent që punonte për Kommersant dhe Vedomosti, ndërsa u akuzua për dhënien e sekreteve ushtarake spiunëve çekë.

Ai i mohoi akuzat – dhe më herët hodhi poshtë një marrëveshje për pranimin e fajësisë, e cila pothuajse mund ta përgjysmonte dënimin e tij, raporton BBC.

Gjyqi është i fundit në një seri goditjesh ndaj mediave të pavarura ruse që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Safronov, 32 vjeç, u arrestua në korrik 2020, pasi la gazetarinë për të punuar si këshilltar i kreut të agjencisë shtetërore të hapësirës.

Javën e kaluar, shërbimi rus i BBC-së raportoi se akuzat besohet të jenë të lidhura me një artikull që Safronov shkroi duke zbuluar shitjet e Rusisë të avionëve luftarakë SU-35 në Egjipt, gjë që shkaktoi një protestë diplomatike.