Goditet grupi i basteve të sportit në Durrës, prangosen tre persona
Policia e Shtetit ka arrestuar shtetasit me inicialet E. M. (41), dhe vëllezërit E. D. (37) dhe D. D. (42) për organizim të basteve sportive me telefona mobilë në lagjen 13 në Durrës, ndërsa procedohet penalisht një shtetas tjetër E.P. (39).
Të katër shtetasit, banues në Durrës, u kapën në flagrancë në ambientet e lokalit, duke vënë baste sportive nëpërmjet llogarive që kishin aktive në celularët e tyre.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, kanë konfiskuar katër telefona mobilë të personave të arrestuar.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

