12:08 / E Martë, 18 Shkurt 2020 / indeksADMonline

​Grabitje me armë në Fushë Kosovë

Dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve kanë kryer një grabitje në Fushë Kosovë.

Sipas policisë, dy viktimat meshkuj kanë raportuar se derisa ishin në një lokal, dy të dyshuar të maskuar nën kërcënimin e armëve ua kanë grabitur portofolat në të cilët kishin para dhe dokumente personale dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Nuk raportohet për të lënduar.