75 Mall Live Search
09:29 / E Diele, 19 Tetor 2025 / BA

​Grabitje me thikë në një market në Gjilan, i dyshuari ende në arrati

Një grabitje ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në rrugën “Lufta e Gjilani”, në qytetin e Gjilanit. Sipas informacioneve të para, një person i dyshuar dhe ende i paidentifikuar ka hyrë në një market ku viktima, një femër punonjëse, ishte në detyrë, dhe nën kërcënimin e thikës ka arritur t’i grabisë të hollat nga arka.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar gjatë incidentit.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe njësitet kompetente kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit. Rasti po trajtohet si “grabitje nën kërcënim të armës së ftohtë”.