Graçanica ende me hartë të ish-regjimit serb

Në një Qendër të Votimit në fshatin Llapnasellë të Graçanicës, është shfaqur një hartë e ish-regjimit serb, ku Kosova paraqitet pjesë e Serbisë.
KosovaPress ka evidentuar gjithashtu në shkollën “Milladin Mitiq” edhe një mbishkrim: “Republikë e Serbisë krahinë autonome Kosova Metohije”.Ky mbishkrim figuroi edhe në shkollën tjetër “Vuk Karagjiq” në Graçanicë.
Zgjedhjet lokale po mbahen sot në 38 komuna të vendit.

Përveç kandidatëve nga komuniteti serb, në këtë komunë në garë për të parin e Graçanicës është edhe Leutrim Ajeti nga komuniteti shqiptar./Indeksonline/