75 Mall Live Search
16:37 / E Martë, 11 Shkurt 2020 / indeksADMonline

​Grenell: Taksa duhet të hiqet në mënyrë që investimet të funksionojnë

Emisari special i presidentit të SHBA-së, Richard Grenell, ka përsëritur kërkesën e tij për heqjen e taksës 100 për qind ndaj mallrave serbe, të vendosur nga ish-Qeveria Haradinaj në nëntor të vitit 2018.

Ai në një postim në rrjetin Twitter ka shkruar se taksa duhet të hiqet në mënyrë që investimet të funksionojnë dhe se, sipas tij, kjo është thelbësore.

Qeveria Haradinaj pati vendosur taksën ndaj mallrave serbe dhe atyre boshnjake, duke paralajmëruar se heqja e saj do të ndodhë vetëm kur Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Kryeministri i ri i vendit, Albin Kurti, pas ardhjes në krye të qeverisë, ka theksuar se taksa do të hiqet, por do të vendoset masa e reciprocitetit.

Kjo ka nxitur reagimin e Haradinajt duke i kërkuar serish Kurtit që të mos e heqë taksën ndaj Serbisë./IndeksOnline/