75 Mall Live Search
19:23 / E Hënë, 20 Maj 2019 / indeksADMonline

​Hahn i dërgona mesazh opozitës joparlamentare

Komisioneri evropian për Zgjerim, Johannes Hahn, i dërgon një mesazh opozitës shqiptare duke e krahasuar me atë në Maqedoninë e Veriut, e cila ka qëndruar në parlament dhe është duke u treguar konstruktive, ashtu sikurse pritet nga një demokraci e maturuar, gjatë forumit ekonomik në Vjenë për “Perspektivat e Reja Ekonomike të Maqedonisë së Veriut”.

“Krahasuar me vendet e tjera, situata në Maqedoninë e Veriut është shumë më e mirë. Opozita është opozitë, por konstruktive. Opozita është në parlament. Është duke marrë pjesë në jetën politike, ashtu siç presim nga një demokraci e maturuar . Ne po punojmë fort për të bindur disa partnerë paksa hezitues për të na dhënë dritën jeshile që të fillojmë përgatitjet për çeljen e negociatave shumë shpejt. Jam i bindur që do të ndodhë përpara verësdhe jam i bindur që në fund të vitit mund të hapim kapitujt e parë…”, theksoi Hahn gjatë këtij forumi.