22:31 / E Premte, 08 Mars 2019 / indeksADMonline

​Hapja e vendeve të punës pëson rënie të papritur në SHBA

Krijimi i vendeve të punës në SHBA ka rënë ndjeshëm në shkurt, por kjo nuk ka ndikuar në rritjen e papunësisë, që ka pësuar gjithashtu një rënie të lehtë, sipas të dhënave të departamentit të Punës të publikuar sot.

Ekonomia amerikane, që kishte krijuar në janar një numër rekord vendesh pune në një vit për shkak të mbylljes së pjesshme të shërbimeve administrative, muajin e kaluar krijoi vetëm 20 000 vende pune, niveli më i ulët që prej shtatorit 2017, shkruan ATSH.

Megjithatë edhe niveli i papunësisë ka rënë lehtë duke arritur në 3,8% kundrejt 4% që ishte në janar.