75 Mall Live Search
12:14 / E Enjte, 30 Prill 2020 / indeksADMonline

​Haradinaj: Ilaz Kodra është shembull i luftëtarit shqiptar

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkruar sot për komandantin e brigadës 144, Ilaz Kodra, në përvjetorin e rënies së tij. Haradinaj ka thënë se ndjehet krenar me veprën e heroit duke shtuar se ai është shembull i luftëtarit shqiptar.

Ish komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se 29 bashkëluftëtarët e Ilaz Kodrës që ranë në këtë ditë janë ata që e nderuan Kosovën dhe gjithë kombin.

“Ilaz Kodra është shembulli i luftëtarit shqiptar, tek i cili gjen heshtjen e burrave të mëdhenj e të dijshëm, trimërinë e atyre që nuk i ka provuar askush, që nuk ka mundur t’i lëkund. Krenar me veprën e komandantit Ilaz Kodra. Krenar me 29 bashkëluftëtarë e tij që ranë këtë ditë. Krenar me gjithë ata breza luftëtarësh që nderuan Drenicën, që nderuan Kosovën, që nderuan kombin”, ka shkruar Haradinaj.