75 Mall Live Search
22:21 / E Premte, 04 Nëntor 2022 / MSH

​Haradinaj: Kosova me draft-marrëveshjen i kryen proceset e anëtarësimeve si vend i njohur

Kryetari i Aleancës për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se në draft marrëveshjen gjermano-franceze, të cilën e ka parë, nuk cenohet shtetësia e Kosovës por hiqet bllokada për njohjen edhe nga pesë vendet e BE-së dhe anëtarësimin në NATO.

Sipas tij, me këtë draft marrëveshje parashihet rregullimi i marrëdhënieve në mes dy shteteve të pavarura.

Ai tha se në draft është çështja e asociacionit i cili parashihet të themelohet duke respektuar ligjet dhe Kushtetutën.

Haradinaj shtoi se çështja e të zhdukurve është e paraparë në këtë draft por është në nivel të drejtësisë e jo të kërkim faljes.

I pari i AAK-së, tha se Kosova pa pengesa të fqinjëve i kryen të gjitha proceset e anëtarësimeve në mekanizma ndërkombëtar si vend i njohur dhe mbetet vetëm çështja e marrëdhënieve bilaterale me Serbinë, që në të ardhmen më shumë do t’i konvenonte asaj se sa Kosovës.

“Ne kemi shpresuar që do ta kemi një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe kam shpresu që do të shkojmë në Uashington për ta nënshtruar por dobësitë e përfaqësuesve tanë me përfaqësu vendin tonë si duhet, kanë bërë që amerikanët si duket na kanë zbrit pak në trajtim, na kanë dërguar në nivele tjetra për shkak të gabimeve të Kurtit e Osmanit”, tha ai në Tv Dukagjini.

Sipas tij, Kurti do të duhej ta pranonte kërkesën amerikan sa i përket targave ilegale, për të cilën tha se ende ka kohë për ta pranuar dhe mos pranimi i asaj kërkese tha se do t’i bënte dëm Kosovës.