Haradinaj: Nëse sot ia hapim tregun Serbisë, do të jetë rrezik për nesër

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti që është dorëzuar ende pa i ardhur presioni serioz, duke shkelur mbi parimet e veta me të cilat e morri mandatin por edhe duke shkelur mbi prodhuesit vendor, shkeli mbi çdo kodë etik që e proklamonte me vite të tëra kundër Serbisë.
Ai u ndal te vendosja e taksës duke thënë se ishte masë ndëshkimi ndaj Serbisë e cila nuk kursente asnjë formë për ta penguar Kosovën.
Sipas tij, taksa si fillim e goditi Serbisë ekonomikisht, ku tashmë dihen edhe dëmet ekonomike të saj, por zbehu edhe rolin e saj në tavolinën e bisedimeve.
Haradinaj tha se Kosova përkundër presioneve dhe nuk do të duhej të dorëzohej as sot përpara Serbisë që ende ka pretendime për Kosovën.
“Tashmë po e shohim se kryeministri veç është dorëzu ende pa i ardhur presioni serioz. Ai shkeli mbi parimet e veta me të cilat me 6 tetor e morri mandatin, populli ia dha mandatin, shkeli mbi prodhuesit vendor, shkeli mbi çdo kodë etik që e proklamonte me vite të tëra kundër Serbisë, pra kemi 100 arsye të kundërshtojmë heqjen e taksës 100 përqind dhe aq më tepër kur nuk e ka garancinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për njohje reciproke, pra Kosova duhet ta dijë që nëse sot i hapit tregun Serbisë, ky do të jetë rrezik për nesër. Sot po i dorëzohemi atyre që në një moment të caktuar krize e lufte, ishin argat kryesor të Millosheviqit“, ka thënë ai.
Sipas tij, me vendosjen e taksës shteti jonë rikthej autoritetin në tavolinën e bisedimeve si shtete që ka zot shpie.