09:27 / E Enjte, 01 Tetor 2020 / indeksADMonline

​Haradinaj: Protestat studentore ishin paralajmërim për ngjarjet e mëdha, që do të pasonin

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, duke kujtuar 23-vjetorin e protestave të Lëvizjes Studentore, ka thënë se 1 tetor i vitit 1997, ishte paralajmërimi për ngjarjet e mëdha që do të pasonin.

Ishte Lëvizja Studentore e atëhershme që organizoi protestat, të cilat u organizuan për të kundërshtuar pushtimin e Kosovës nga Serbia dhe kthimin e studentëve në objektet universitare, nga ku studentët ishin dëbuar nga regjimi i kasapit Slobodan Millosheviqit në fillim të viteve të 90-ta.

Përpos masave të dhunshme, që regjimi kishte vendosur vite më parë në universitet, dëboi studentë e profesorë nga universiteti dhe imponoi plan-programin serb për mësim.

Këto protesta konsiderohen si një ndër aktet më të rëndësishme të asaj kohe. Për të shpërndarë protestën paqësore, policia serbe përdori dhunë ndaj studentëve dhe profesorëve.