15:38 / E Martë, 30 Qershor 2020 / indeksADMonline

​Hoti diskuton me drejtuesit e OEK dhe OEAK përkrahjen për sektorin privat

Kryeministri Avdullah Hoti takoi sot kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi dhe drejtorin ekzekutiv të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë Arian Zeka, me të cilët ka diskutuar lidhur me programin e rimëkëmbjes ekonomike.

Me këtë rast, kryeministri Hoti njoftoi drejtuesit e dy odave ekonomike lidhur me aktivitetet që ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës me qëllim të zbatimit të masave nga pakoja emergjente fiskale, si dhe përgatitjet për zbatimin e masave tashmë të aprovuara nga pakoja e rimëkëmbjes.

Gjatë takimit u diskutua edhe lidhur me sfidat me të cilat po ballafaqohet sektori privat në Kosovë pas shpërthimit të pandemisë, si dhe nevojën e dinamizimit të komunikimit dhe bashkërendimit të veprimeve me qëllim të tejkalimit të situatës aktuale në të cilën ndodhet sektori privat dhe ekonomia e vendit.