16:43 / E Mërkurë, 09 Shtator 2020 / indeksADMonline

​Hoti: Marrëveshja me Serbinë nuk cenon sovranitetin e Kosovës

Kryeministri Avdullah Hoti është kundërpërgjigjur kritikave të Lëvizjes Vetëvendosje se marrëveshja e Uashingtonit është e dëmshme për Kosovën.

Ai ka thënë pas mbledhjes së qeverisë se kushdo që thotë se marrëveshja për normalizimin ekonomik me Serbinë e ka cenuar sovranitetin e vendit, e ka gabim.

Hoti shprehet i bindur se kjo marrëveshje veçse e ka fuqizuar vendin.

“Hap tepër i madh, i jashtëzakonshme për marrëveshjen finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që nënkupton njohje reciproke. Kushdo që ka dyshime që kjo marrëveshje cenon sovranitetin e vendit e ka gabim”, tha ai.