75 Mall Live Search
11:18 / E Hënë, 09 Nëntor 2020 / k.v

​Hoti pas takimit me Osmanin: U dakorduam, që të kemi koordinim ndërinstitucional

Në mëngjesin e së hënës presidentja në detyrë, Vjosa Osmani, priti në një takim kryeministrin Avdullah Hoti.

Hoti pas takimit me Osmanin, ka kërkuar maturi politike për të tejkaluar situatën pas konfirmimit të aktakuzave nga Gjykata Speciale.

Kreu i Qeverisë para gazetarëve tha se është dakorduar me Osmanin, që vazhdimisht të konsultohen dhe të kenë koordinim ndërinstitucional.