75 Mall Live Search
16:24 / E Premte, 12 Qershor 2020 / indeksADMonline

​Hoti takoi ambasadorët e QUINT-it, flasin për situatën ekonomike dhe dialogun

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, gjatë ditës priti në takim ambasadorët e shteteve të QUINT-it, me të cilët bisedoi rreth aktualitetit politik dhe ekonomik në vend.

Hoti i njoftoi ambasadorët për prioritetet e Qeverisë së Kosovës, angazhimin maksimal për rimëkëmbjen ekonomike, luftën kundër pandemisë COVID-19, si dhe për përkushtimin e Qeverisë së Kosovës në rifillimin e procesit të dialogut në funksion të stabilitetit rajonal dhe normalizimit të marrëdhënieve ndërfqinjësore.

Kryeministri Hoti, vlerësoi rolin e pazëvendësueshëm të shteteve të QUINT-it, për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë shtetit të Kosovës, në të gjitha fazat e zhvillimit dhe të shtetndërtimit.