75 Mall Live Search
10:36 / E Enjte, 08 Korrik 2021 / AR

​Ia mori 118 mijë franga duke e mashtruar, arrestohet gjilanasi

Mbrëmjen e së hënës një person është arrestuar në Gjilani pasi që i njëjti kishte detyruar viktimën mashkull që t’ia jap 118 mijë franga zvicerane. Kjo me arsyetimin se ai i kishte kryeri disa pagesa të punëtorëve që kanë qenë obligim i viktimës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte detyruar viktimën mashkull kosovar, që të i jap 118 mijë franga zvicerane me arsyetimin që ai (i dyshuari) i kishte kryer disa pagesa të punëtorëve që kanë qenë obligim i viktimës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.