75 Mall Live Search
10:19 / E Enjte, 05 Mars 2020 / indeksADMonline

​Ia vjedhin veturën të ngarkuar me duhan e para

Një person ka njoftuar Policinë e Kosovës se persona të panjohur ia kanë vjedhur veturën në të cilën kishte ngarkuar pako me cigare dhe para të gatshme.

Vetura është gjetur në autostradë, por pa gjërat që ishin brenda.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se persona të panjohur ia kanë vjedhur veturën e tij, në të cilën kishte të ngarkuar pako me cigare, para të gatshme, dokumentet personale dhe të veturës. Vetura është gjetur e braktisur në autostradë, ndërsa mallrat dhe paratë nuk ishin në veturë”, thuhet në raporton e Policisë së Kosovës.