75 Mall Live Search
14:02 / E Hënë, 10 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

​IKD: Rreth 600 zyrtarë “supermenë” – janë në konflikt interesi

Në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit”, ku është publikuar raporti lidhur me përputhjen dhe ushtrimin e funksioneve publike të zyrtarëve të sistemit të drejtësisë në përputhje me Ligjin mbi Konfliktin e Interesit, Betim Musliu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka thënë se shumë zyrtarë janë bërë “supermenë” që mbajnë shumë pozita zyrtare.

Ai ka kërkuar me këtë rast të ndalohet ky fenomen për konflikt interesi.Në këtë tryezë u tha se rreth 600 zyrtarë të lartë publikë shfrytëzojnë më shumë se dy pozita për punë, prej tyre ka që mbajnë deri në shtatë pozita. Ehat Miftaraj nga IKD tha se nga 4 mijë dokumente të analizuara që janë marrë nga deklarimet, 563 zyrtarë të lartë publikë shfrytëzojnë më shumë se dy pozita. 63 më dy të ardhura, 10 pranojnë katër të ardhura, 19 të tjerë pranojnë pesë paga nga burime të buxhetit të Kosovës.

Miftaraj ka thënë se nga 631 zyrtarë në këshillin Gjyqësor dhe Prokurorial, prej tyre 420 në KGJK, 38 mbajnë dy funksione, dhe 203 zyrtarë të Këshillit Prokurorial, prej tyre 53 zyrtarë mbajnë dy funksione. Shaip Havolli nga Agjencia Kundër Korrupsionit ka thënë se kanë trajtuar një numër të madh të rasteve për konflikt të interesit.

Kjo agjenci sipas tij, gjatë këtij viti ka trajtuar 78 raste për konflikt interesi, prej tyre dy raste janë për hetime dhe një është proceduar në gjykatë. Havolli ka elaboruar vetëm një rast, se si buxheti i Kosovës keqpërdoret dhe keqmenaxhohet nga ana e zyrtarëve të lartë. Ndërsa, Lana Owens OPDA, pjesë e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, ka thënë se një nga gjërat e rëndësishme që duhet pas parasysh në sistemin e drejtësisë është transparenca.

Ajo ka shtuar se sistemi gjyqësor nuk është i njohur për publikun e përgjithshëm se nëse një zyrtar gjyqësor apo prokurorial, është në konflikt interesi. Ndryshe, edhe pse ishin të ftuar, përfaqësues të Këshillit Gjyqësor dhe të Prokurorisë nuk kanë marrë pjesë në këtë tryez