16:31 / E Martë, 18 Gusht 2020 / indeksADMonline

​Ilir Meta do të hapë televizion

Presidenti Ilir Meta mendon se gazetarët në Shqipëri janë nën një presion brutal nga të gjitha drejtimet për shkak të tmerrit nga raportimi i të vërtetave të tyre në publik. Si zgjidhje kreu shtetit propozon, ngritjen e një media te re.

“Ju lutem gazetarëve të më njoftojnë që kur të gjithë pronarët e tyre të dorëzohen para presioneve të pushtetit, të themelojmë së bashku një media transparente që ta nisë Kohën e Re me bli e këtij regjimi të neveritshëm mediatik që turpëron çdo njeri me minimum dinjiteti. Mos u dorëzoni para presioneve të pushtetit dhe pronarëve”, u shpreh Meta.

Presidenti e avancon më tej me këtë ide, kur thotë se çdo shqiptar që do një media në shërbim të së vërtetës do të jetë aksionar.

“Dhe Bordi Drejtues do jetë i përbërë vetëm nga gazetarë kurajozë të cilët janë shantazhuar, kërcënuar dhe lënë pa punë nga regjimi.”

Ndërkaq, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj e ka quajtur lajm të mirë që presidenti Ilir Meta ka marrë iniciativën për një media të re transparente dhe kritike me pushtetin.