75 Mall Live Search
20:06 / E Enjte, 26 Shkurt 2026 / B XH

​Iniciativa “Të gjithë për luftëtarin” vizitë në Kuvendin e Shqipërisë, në fokus gjykimi në Hagë

Iniciativa “Të gjithë për luftëtarin” zhvilloi një vizitë zyrtare në Kuvendin e Shqipërisë.

20 ish- luftëtarë, të veshur në uniforma të UÇK-së u takuan me kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla.

Me këtë rast, u vu theksi të çështja e ish-drejtuesve të UÇK-së, të cilët tash e mbi pesë vjet po mbahen në paraburgim në Hagë.

Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Pllashniku, tha për Kosova Press se kjo vizitë është një mesazh uniteti dhe qëndrueshmërie në mbrojtje të vlerave të luftës çlirimtare.

Përfaqësuesit e Iniciativës “Të gjithë për luftëtarin” shprehën qëndrimin e tyre lidhur me këtë proces dhe nevojën për drejtësi.

Po ashtu, në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për mbështetjen e dhënë dhe rezolutës kundër Gjykatës Speciale në Hagë , Iniciativa “Të gjithë për luftëtarin” e nderoi me një mirënjohje Kuvendin e Shqipërisë.