21:16 / E Premte, 31 Janar 2020 / indeksADMonline

​Institucionet europiane fillojnë heqjen e flamurit britanik

Institucionet evropiane kanë filluar të heqin flamurin britanik, duke filluar nga ai në Këshillin Evropian në Bruksel.

Ato që valëviten në selitë e Parlamentit Evropian, në Strasburg, ashtu si në Bruksel do të ndjekin të njëjtën rrugë, disa orë nga Brexit-i që do të ndodhë në orën 24:00.Varësisht keqardhjeve, drejtuesit e BE-së janë të vendosur për të kthyer faqen e Brexit për të ndërmarrë hapin tjetër, atë të negociatave mbi marrëdhënien e ardhshme me Londrën, që njoftohen të mprehta.

Disa orë nga largimi historik i Britanisë së Madhe, vendi i parë që largohet nga Unioni pas 47 vitesh anëtarësim, krerët e BE-së shprehën emocionet e tyre dhe rikonfirmuan forcën e bashkimit në agimin e një epoke të re./ATSH/