75 Mall Live Search
13:24 / E Diele, 06 Tetor 2019 / indeksADMonline

​Inter-Juventus, formacionet e mundshme

Sot do të zhvillohet një super ndeshje në “San Siro”, në kuadër të javës së shtatë në Seria A.

Të dy klubet nuk dinë për humbje në gjashtë ndeshjet e para në kampionatin italian, ku Interi ka grumbulluar 18 pikë, ndërsa Juventusi 16 pikë.

Interi ndeshjen e fundit humbi nga Barcelona, gjë që i shkaktoj humbjen e parë këtë sezon, ndërsa “Zonja e Vjetër”, mposhti Bayer Leverkusenin ndeshjen e fundit, transmeton Indeksonline.

Inter (3-5-2): Handanovic, Godin, De Vrij, Skriniar, D’Ambrosio, Barella, Brozovic, Sensi, Asamoah, Martinez, Lukaku.

Juventus(4-1-2-1-2): Szczesny, Cuadrado, Bonnuci, De Ligt, Sandro, Pjanic, Rabiot, Matuidi, Ramsey, Higuain, Ronaldo./Indeksonline/