Interi deklason Salernitanën

Në ndeshjen e parë të xhiros së 28-të të kampionatit italian, futbollistët e Interit sonte mposhtën bindshëm 5:0 në shtëpi Salernitanën e fundit dhe kështu u rikthyen në vendin e parë të renditjes.
Interi, i cili kështu ndërpreu një seri prej katër ndeshjesh pa fitore, fitoi falë një het-trikut të Lautar Martinez 22’, 40’, 56’ dhe Edin Dzeko 64’ e 69’.
Interi është tashmë i pari në tabelë, me 58 pikë, një pikë më shumë se Napoli, që luan kundër Milanit të dielën. Salernitana është e fundit me 15 pikë.
Nesër luajnë:
Udinese – Sampdoria
Roma – Atalanta
Cagliari – Lazio
Të dielën
Genoa – Empoli
Bolognia – Torino
Fiorentina – Hellas Verona
Venezia – Sassuolo
Juventus – Spezia
Napoli – Milan