75 Mall Live Search
23:31 / E Mërkurë, 16 Shkurt 2022 / AR

​Inzaghi: Shpresojmë të mos ndeshemi çdo ditë me Liverpoolin

Simone Inzaghi beson se Interi duhet ta shohë performancën e tyre kundër Liverpool-it si një rritje të vetëvlerësimit dhe një pikënisje që parashikon një të ardhme të mirë në Ligën e Kampionëve.

Golat e realizuar nga Roberto Firmino dhe Mohamed Salah i dhanë goditjen e rëndë Interit në ndeshjne e parë, por Inzaghi ka parë gjëra pozitive nga kjo humbje.

“Shpresojmë të mos përballemi me Liverpoolin në çdo ndeshje!”, tha Inzaghi duke buzëqeshur pas ndeshjes.

“Jam i lumtur dhe krenar për skuadrën, për fat të keq në periudhën tonë më të mirë të lojës nuk u shpërblyem me golin që meritonim, më pas Liverpooli shënoi në momentin e parë të shpërqendrimit që patëm”.

“Sigurisht që meritonim më shumë, por kjo performancë duhet të paralajmërojë të ardhme të mirë për atë që do të vijë. Liverpool është një nga dy skuadrat më të mira në Evropë për mendimin tim, Interi u tregua i mirë dhe meritoi më shumë”.

“Ne e dimë se këto mbrëmje mund të jenë të tilla, por kjo duhet të na japë një rritje të vetëbesimit, sepse ishte një paraqitje e shkëlqyer”, tha në fund ish-trajner i Lazios.