75 Mall Live Search
19:41 / E Diele, 16 Gusht 2020 / indeksADMonline

​Iraku thyen ‘rekordin e zi’ për nga numri i rasteve të reja me COVID-19

Një numër rekord i rasteve të reja me koronavirus u konfirmuan sot në Irak – 4,348, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve është 176.931, raporton CNN.

75 njerëz të tjerë vdiqën nga koronavirus, dhe numri i përgjithshëm i vdekjeve që nga fillimi i pandemisë është 5.860.