21:02 / E Hënë, 19 Tetor 2020 / indeksADMonline

​Italia do të mbështesë dialogun Kosovë-Serbi

Shefi i diplomacisë italiane Luigi Di Maio sot gjatë një takimi me emisarin special të BE-së për dialogun Miroslav Lajçak ka konfirmuar mbështetjen e vendit të tij ndaj vazhdimit të procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin evropian.

Gjatë takimit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Italisë, Di Maio theksoi se shenja konkrete mbi perspektivën e integrimit evropian të Kosovës dhe Serbisë janë të nevojshme për paqen dhe stabilitetin e rajonit, ka bërë të ditur përmes një statusi në rrjetet sociale ambasadori i Italisë në Prishtinë, Nicola Orlando.