75 Mall Live Search
22:18 / E Martë, 31 Maj 2022 / OSH

​Italia heq kufizimet për udhëtarët nga e mërkura

Udhëtarët dhe pushuesit nuk duhet të paraqesin më dëshmi të testit të koronavirusit, shërimit ose vaksinimit kur të hyjnë në Itali që nga e mërkura.

Qeveria italiane nën drejtimin e kryeministrit Mario Draghi ka hequr gradualisht kufizimet që pas mbarimit të afatit të gjendjes emergjente të koronavirusit në fund të marsit, pas më shumë se dy vjetësh.

Dëshmia e statusit të koronavirusit nuk do të kërkohet më në restorante dhe atraksione turistike.

Në vendin me afro 60 milionë banorë, numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit ka rënë gjatë javëve të fundit. Të hënën, autoritetet raportuan më shumë se 7.500 infeksione të reja brenda një dite dhe rreth 60 vdekje.