75 Mall Live Search
23:15 / E Mërkurë, 16 Mars 2022 / AR

​Ja kur hidhet shorti për çerekfinalet dhe gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve

Shorti i çerekfinaleve, gjysmëfinaleve dhe finaleve të Ligës së Kampionëve 2021/22 do të hidhet në mesditën së premtes më 18 mars në Shtëpinë e Futbollit Evropian në Nyon të Zvicrës me fillim nga ora 12:00.

Në këtë short paraqiten tetë fituesit nga raundi i 1/16-të i Ligës së Kampionëve të UEFA-s, përcjellë KosovaPress.

Këto janë skuadrat që kanë siguruar një vend në çerekfinale të Ligës së Kampionëve në këtë edicion.

Atlético

Bayern

Benfica

Liverpool

Manchester

Real Madrid

Chelsea

Villarreal

Ky short do të vendosë çiftet për çerekfinalet dhe gjysmëfinalet, si dhe do të hidhet shorti për të përcaktuar ekipin “vendas” për finalen, për arsye procedurale.

Shortet është i hapur, pra nuk ka kufizime andaj çdo ekip mund të shortohet kundër çdo ekipi tjetër.