20:21 / E Premte, 11 Shkurt 2022 / MSH

​Ja si do të jetë moti në fundjavë

Prishtina Weather bën të ditur se të shtunën do të ketë rënie të temperaturave, ndërsa të dielën edhe riga lokale shiu.

“Vranësirat do të dominojnë mbi vendin tonë ditëve të fundjavës. Ditën do të ketë edhe intervale me diell. Ditën e shtunë pritet një rënie e lehtë e temperaturave përreth vlerave normale, ndërkaq të dielën parashihen mundësi edhe për riga lokale shiu orëve të pasdites, e përreth zonave malore edhe të borës”, thuhet në njoftim.

Sipas Prishtina Weather mot me vranësira të ndryshueshme pritet të mbizotërojë ditëve të para të javës vijuese, pa përjashtuar mundësi për riga lokale shiu ditën e hënë e të martë. Në aspektin termik do të mbajë mot më i butë.