16:50 / E Premte, 01 Qershor 2018 / indeksADMonline

​Jashari:Mos funksionimi i sistemit gjyqësor ankesat më të mëdha të qytetarëve

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari ka paraqitur raportin vjetor të institucionit që ai drejton, i cili ka thënë se mos funksionimi i sistemit gjyqësor ka qenë ankesa kryesore e qytetarëve.

Sipas tij, vazhdon të mbetet problem kohëzgjatja e proceseve gjyqësore, duke shkuar me një mesatare deri në 8.5 vjet.

Jashari theksoi se raporti ka evidentuar edhe mungesën e kontrollit të Qeverisë. Sipas tij, në vend mungojnë dy mekanizmat kryesore të kontrollit ndaj qeverisë

Fakte shqetësuese avokati i popullit paraqiti edhe për të rinjtë të cilët viteve të fundit numri i atyre që po përdorin droga po rritet, duke bërë kështu që mosha mesatare brenda gjashtë viteve të bie nga mosha 22 vjeçare, në moshën 16 vjeçare.

Aktualisht deputetët po debatojnë rreth raportit të Avokati të Popullit dhe rekomandimeve të tij.