Jeep sjell “Gladiatorin” ushtarak XMT
“Jeepi” lindi për herë të parë si një automjet ushtarak dhe pas Luftës së Dytë Botërore përdorimi i tij u shtri edhe në sektorin civil.
Prototipi “AM Gladiator”, modifikuar nga “AM General”, është një kthim në rrënjët ushtarake të markës. Është një automjet i lehtë taktik i bazuar në një kamionçinë/ pick-up Jeep Gladiator.
“Jeepi” i ri ushtarak është i pajisur me parakolp të përforcuar, pajisje mbrojtëse në pjesën e përparme dhe anët e automjetit (ku janë të vendosur në vend të derës klasike). Për më tepër, “Gladiator XMT”, ka goma speciale BFGoodrich.
Sipas “AM General”, ky automjet është një prototip dhe një version prodhimi është planifikuar për vitin 2020.
Sa i përket motorizimit, përveç benzinës 3.6 litra “Pentastar V6” me 290 kuaj fuqi, “Jeepi” gjithashtu do të ofrojë një version disel të mundësuar nga një motor 3.0 EcoDiesel V6 që siguron 264 kuaj fuqi.