23:18 / E Mërkurë, 20 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

​Jep dorëheqjen zëvendëskryeministri britanik, i akuzuar për ngacmim seksual

Zëvendëskryeministri Damian Green, një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të kryeministres, Theresa May dha dorëheqjen pas akuzave për abuzim seksual të bëra publike nga një ish-aktiviste e partisë konservatore.

“Me keqardhje të thellë dhe mirënjohje për kontributin tuaj dhënë ndër vite, po ju kërkoj të jepni dorëheqjen nga qeveria”, shkruan në një letër May drejtuar Green.