07:20 / E Mërkurë, 06 Korrik 2022 / LB

​Jepini një puthje sepse sot është Dita Botërore e Puthjes

Pavarësisht se çfarë lloji të puthjes pëlqeni, 6 korriku, Dita Botërore e Puthjes, është koha ideale e vitit që ta festoni atë, duke u dhënë puthje më të dashurve tuaj.

Puthja është manifestimi i parë dhe më elementar i dashurisë mes dy personave. Shpeshherë ajo konsiderohet si çelësi që hap dyert e afeksionit dhe pasionit të zjarrtë.

Ekzistojnë mendime dhe teori të ndryshme rreth funksioneve të puthjes dhe lidhjes së saj me sferën motive dhe sociale të njeriut.

Aktualisht ekspertët e filmatologisë, shkencës që merret me studimin e puthjes, këmbëngulin se kjo lidhet me nevojën për të kërkuar partner me sistem imunitar të ndryshëm nga yni.

Puthja lejon të digjen 12 kalori, ndërsa 66% e njerëzve i mbajnë sytë mbyllur kur puthen.

Në të njëjtën kohë fal puthjes stimulohen shumë muskuj, më saktë 29 muskuj të fytyrës, duke u bërë një stërvitje e shëndetshme për organizmin.

Kjo ditë i kushtohet emocioneve dhe ndjenjave që shpeshherë edhe mbizotërojnë jetën e njeriut.